Mbi pranimin në institucionet e larta arsimore të Rusisë në vitin mësimor 2021
Nisin aplikimet për bursa studimi në universitetet e Rusisë 2021-2022
Ministria e Arsimit të Rusisë dhe Agjencia Federale për Bashkëpunim Humanitar Ndërkombëtar "Rossotrudniçestvo" shpallin hapjen e konkursit për përzgjedhjen e kandidatëve që do të përfitojnë bursa shtetërore studimi për vitin akademik 2021/2022. Konkursi ofron mundësinë e arsimit të lartë falas në institucionet kryesore të arsimit të lartë të Rusisë në një gamë të gjerë specializimesh.
Kuotat mundësohen për qytetarët shqiptarë dhe bashkatdhetarët rusë që jetojnë në Shqipëri.
Kandidatit të huaj i jepet e drejta të zgjedhë në mënyrë të pavarur vendin e ardhshëm të arsimimit, nga një deri në gjashtë institucione arsimore (nga një për çdo qark federal të Federatës Ruse). Me listën e universiteteve mund të njiheni në faqen http://russia-edu.ru/, ku mund të zgjidhni degën e dëshiruar.
Në rast se asnjë nga institucionet arsimore të paraqitura në anketë, për një arsye apo një tjetër, nuk përzgjedh pretendentin e huaj si student të ardhshëm, e drejta e përcaktimit përfundimtar të vendit të arsimimit të tij i rezervohet Ministrisë së Arsimit të Rusisë.
Shtetasi i huaj përgatit kompletin e nevojshëm të dokumenteve (shihni më poshtë “Listën e dokumenteve të nevojshme për pranimin në institucionet arsimore ruse”), plotëson anketën (shihni më poshtë).
Dorëzimi i dokumenteve kryhet online përmes websaitit zyrtar http://edu.rs.gov.ru/. Ju këshillojmë të njiheni me kujdes me udhëzimet në gjuhën ruse ose angleze në seksionin FAQ. Në rast se keni pyetje lidhur me regjistrimin ose, nëse gjatë punës me websaitin shfaqen probleme, drejtohuni në shërbimin e ndihmës teknike (edu@rs.gov.ru).
Përzgjedhja e kandidatëve realizohet në tri etapa:
Deri në datën 15 mars 2021 duhet te regjistroheni në faqen e internetit: http://edu.rs.gov.ru/
Plotësoni drejt aplikimin, ngarkoni dokumentet e nevojshme të përkthyera në gjuhën ruse nga një përkthyes i liçensuar (http://drejtesia.gov.al/lista-e-perkthyesve-zyrtare-2/) dhe të noterizuara.
Në konkurs lejohet të marrin pjesë vetëm personat, aplikimet elektronike të të cilëve janë miratuar dhe pranuar.
Pas miratimit të aplikimit kandidati thirret në një bashkëbisedim në Ambasadën Ruse në Tiranë.
Në fillim të muajit mars 2021 në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri do të zhvillohet mbledhja e komisionit përzgjedhës. Në të do të përzgjidhen kandidatë, të cilët më pas do të rekomandohen për studime në Rusi.
Në rast se lindin pyetje mbi bursat, veçoritë e arsimit në Federatën Ruse, si edhe mbi dokumentet, kandidatët mund të drejtohen te përfaqësuesi i Agjensisë Rossotrudniçestvo në Shqipëri në ditët e hënë, e mërkurë, e premte nga ora 10.00 deri në 12.00, në ambientet e Degës Konsullore të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Adresa: Tiranë, rr. Donika Kastrioti, 2.
ALBANIAROSSTR@GMAIL.COM
Lista e dokumenteve të nevojshme për pranimin në institucionet arsimore ruse
Një kopje e përkthyer në gjuhën ruse dhe e noterizuar e dokumenteve të arsimit me listën e lëndëve dhe vleresimet (notat) e marra për to; nxënësit e shkollave paraqesin një vërtetim që mësojnë në vitin e fundit (maturë), me notat e marra gjatë gjysmëvitit të fundit.
Një kopje e përkthyer në gjuhën ruse dhe e noterizuar e raportit mjekësor, për mungesën e kundërindikimeve për arsimim në Federaten Ruse, të lëshuar nga një organ zyrtar i vendit ku jeton kandidati.
Një kopje e përkthyer në gjuhën ruse dhe e noterizuar e vërtetimit mjekësor për mungesën e virusit të imunodeficencës humane (HIV) dhe SIDA-s, të lëshuar nga një organ zyrtar i vendit ku jeton kandidati.
Kopjet e faqeve të pasaportës, me të cilën shtetasi i huaj do të kalojë kufirin e Federatës Ruse, me vlefshmeri jo më pak se 18 muaj nga data e fillimit të vizës hyrëse studentore (me faqe qartësisht të lexueshme, të cilat përmbajnë të dhënat bazike për përgatitjen e ftesës).
Kopje e përkthyer në gjuhën ruse dhe e noterizuar e çertifikatës së lindjes (nëse ka një të tillë).
Kopjet e përkthyera në gjuhën ruse dhe të noterizuara të dokumenteve (diplomave, fletëve të nderit, etj) të fituara në konkurse dhe olimpiada kombëtare (në nivel qyteti, etj) apo në ato ndërkombëtare.
Për kandidatët që aplikojnë në degët e fushës së kulturës dhe artit. Kopje e përkthyer në gjuhën ruse dhe e noterizuar e dokumentit, i cili vërteton nivelin e përgatitjes për t’u pranuar për arsimim në specializime në fushën e kulturës dhe artit.
Informacion i përgjithshëm
Edukimi i shtetasve të huaj, sipas programeve arsimore profesionale kryesore me shpenzimet e fondit të caktuar nga buxheti federal, brenda kuotave, realizohet nëpërmjet pagesës së bursës shtetërore akademike për shtetasit e huaj. Këtyre të fundit u ofrohen ambientet e banimit në konvikte, sipas kushteve të vendosura për shtetasit e Federates Ruse që arsimohen me shpenzimet e fondit të caktuar nga buxheti federal.
Shtetasit e huaj (specialistë me arsim të lartë), të cilët pranohen për kryerjen e stazhit në bazë të programeve të arsimit suplementar profesional (rritje kualifikimi profesional), nuk përfitojnë bursa akademike shtetërore, роr u jepet e drejta për strehim pa pagesë në ambientet e konvikteve të institucioneve arsimore.
Shtetasit e huaj, të cilët nuk e zotërojnë siç duhet gjuhën ruse, kanë të drejtë të arsimohen në fakultet përgatitor, i cili mundëson përgatitjen gjuhësore për përvetësimin e programeve profesionale arsimore në gjuhën ruse, me shpenzimet e fondit të caktuar nga buxheti federal, duke u paguar shtetasve të huaj bursën (përgjatë gjithë kohës së studimit, pavarësisht nga rezultatet në mësime). Kohëzgjatja e studimeve në fakultetin përgatitor është një vit akademik dhe nuk përfshihet në periudhën e studimeve sipas programeve kryesore arsimore profesionale.
Shpenzimet e udhëtimit të shtetasve të huaj deri në vendin e studimit paguhen nga vetë kandidatët dhe (ose) nga sponsorë.
Shtetasi i huaj, i cili mbërrin në vendin e studimit në Federatën Ruse, është i detyruar të pajiset me policën e sigurimit shëndetësor, të cilen e paguan me shpenzimet e veta dhe (ose) të sponsoreve.
Kandidatet e pranuar më parë në institucionet e arsimit të larte rus dhe që përfundojnë studimet e tyre në vitin në vazhdim, duhet të kalojnë përzgjedhjen për të vazhduar studimet e përgjithshme, sipas rregullave të mësipërme, në kuadër të kuotës së përcaktuar.
ME RËNDËSI!!!
Aplikanti plotëson saktë anketën. Kërkesat për studim nga shtetasit e huaj, që përmbajnë anketa të pa plotësuara plotësisht ose të pasakta, nuk do të pranohen për shqyrtim.
Në anketë duhet të shënohen numrat aktuale të telefonave dhe adresa e postës elektronike, të cilat aplikuesi i përdor rregullisht. Në rast se do të jetë e nevojshme, përfaqësuesi i Agjensisë “Rossotrudniçestvo” në Shqipëri do të duhet të kontaktojë në mënyrë urgjente me aplikuesin për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.
Dokumentet e kandidateve të huaj, të cilat nuk janë përkthyer plotësisht (apo nuk janë përkthyer në përputhje me kërkesat) në gjuhën ruse e nuk jane noterizuar, nuk do të pranohen për shqyrtim.
Shënim 1
Kandidatit për studime në specializimet (degët) e grupit “Arti dhe Kultura”, i duhet të kalojë disa testime shtesë në fushën përkatëse të krijimtarisë në institucionin arsimor, në të cilin ai dëshiron të regjistrohet. Afatet kohore të kryerjes së testimeve shtese në fushën e krijimtarisë përcaktohen nga vetë institucioni arsimor. Institucionet arsimore të arsimit të lartë të Ministrisë së Kulturës së Rusisë, gjithashtu, realizojnë programe arsimore pas diplomimit dhe stazhit. Këto programe synojnë përgatitjen e stafit artistik dhe pedagogjik me kualifikim të lartë në specializime krijuese-performuese në fushën e artit dhe janë të projektuara për formimin e përfaqësuesve më të talentuar të brezit të ri, të cilët kanë të paktën arsim të lartë (specialist apo master) në fushën e artit. Arsimimi sipas këtyre programeve kryhet me kohë të plotë.
Shënim 2
Aplikuesi duhet të përballojë vetë shpenzimet për pagesën e vizës hyrëse në Federatën Ruse (80 doll. USA), udhëtimin deri në vendin ku do të kryeje studimet, si edhe pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në territorin e Federatës Ruse (rreth 150 doll. USA në vit). Pagesa e jetesës në konvikt është rreth 30 doll. USA në muaj.
Linqe të dobishme:
Sistemi informativ “Arsimi rus për shtetasit e huaj”. Mund të njiheni me përshtypjet e studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Rusi, bazën ligjore që ka të bëjë me rregullat e pranimit të shtetasve të huaj në institucionet arsimore, informacione mbi procedurat e vizave dhe të qendrimit të të huajve në Federatën Ruse. Informacioni mundësohet në disa gjuhë të huaja. Faqja e portalit në internet: http://russia.edu.ru. Në portal mund të gjeni linqet e universiteteve që keni përzgjedhur dhe të merrni informacione më të detajuara për to.